‘Modelja’ amerikane e udhëtimeve nis të qajë kur francezët ‘flasin frëngjisht’ në Francë

13/01/2024 16:58

Një turiste amerikane që nuk di frëngjisht mbeti e përlotur teksa ankohet se ndjehej “e izoluar” gjatë udhëtimit të saj në Francë, megjithëse “mbante në kokë një beretë franceze” për t’u përshtatur.

Angela nga San Francisco, vizitoi Lyon dhe postonte pamjet që xhironte në llogarinë e saj në TikTok.

Por teksa fliste me ndjekësit e saj e reja tha se nuk i rekomandonte të vizitonin qytetin askujt që nuk dinte të fliste frëngjisht madje konfirmonte se megjithëse mbante në kokë një beretë ngjyrë rozë, askush nuk u impresionua prej saj.

Vajza ankohej gjithashtu se nuk kishte restorante hapur natën e vitit të ri, madje as edhe një fast-food.

Turistja entuziaste tregonte: “Po filmoj këtë video këtu në Lyon, Francë. Është hera e parë që vij këtu, por të them të drejtën është një eksperiencë shumë izoluese. Mos më keqkuptoni, qyteti është shumë i bukur dhe ka shumë gjëra për të parë e zbuluar”.

“Por të gjithë flasin frëngjisht deh ata që nuk mund të flasin mbeten të izoluar”, tha ajo për llogarinë e saj @RealPhDFoodie.

Por megjthë naivitetin dhe paditurinë e vajzës, video mblodhi miliona shikime, ashtu si dhe të tjerat që dokumentonin pushimet e saj në Evropë.

Ajo shtonte: “Njerëzit duken shumë indiferentë. Nuk kam pasur probleme të takoj e të njihem me njerëz në Itali e Gjermani, por këtu në Francë është pak ndryshe. Njerëzit nuk të respektojnë kur nuk njeh kulturën e tyre dhe unë nuk kam takuar asnjë për pesë apo gjashtë ditët që kam qëndruar”.

“Më duket vetja budallaqe që erdha dhe po shpenzoj paratë këtu, madje bleva dhe një kapele franceze. Vërtet kam ardhur të mësoj e të eksploroj … por nuk po më pëlqen. Për Vitin e Ri doja të haja ‘eskargot’ me ‘foie gras’ por asnjë restorant nuk ishte hapur”.

Komentuesja Taliah, përgjigjej: “Duhet të kuptosh se kur shkon për pushime vetëm, askush nuk të detyrohet gjë, eksperiencën tënde e bën ti të duash”.

Ndërsa të tjerë tregoheshin më pak diplomatikë, si përdoruesi @Ultra_Max që shkruante: “Nëse shkon në Francë do të thotë se kërkon reflektim e melankoli”.

Të tjerë spekulonin se Angela vuante nga ‘Sindroma e Parisit’, duke iu referuar turistëve që kanë pritshmëri romantike për Francën prej librave e filmave, që më pas shndërrohet në zhgënjim.

FOTO GALERI
2/3
Vajza ankohej gjithashtu se nuk kishte restorante hapur natën e vitit të ri, madje as edhe një fast-food.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA