Presidentiti i Benin promovon besimin Vudu ‘për tërheqjen e turistëve’

12/01/2024 19:30

Presidenti i Benin, Patrice Talon ka thënë sot se dëshiron të promovojë praktikat ‘vudu’ për turistët vendas e të huaj në nxitjen e ekonomisë së vendit.

Zhvillimi vjen në prag të festivalit të përvitshëm dedikuar ritualeve vendase që tërheqin qindra mbështetës e turistë.

“Ne duhet të investojmë te vudu, jo vetëm për të reklamuar identitetin tonë kombëtar por dhe sepse duam ta kthejmë në një sektor të zhvillimit ekonomik”, tha ai në një konferencë shtypi në Cotonou.

Besimi indigjen vendas vudu ka të bëjë me adhurimin e shpirtrave natyrorë e te paraardhësve të vjetër, dhe njihet gjithashtu ne vend me emrin ‘Vodun’.

Megjithëse praktika në Perëndim ka marrë vetëm kuptimin ‘e frikshëm’ të magjisë, ajo e ka origjinën nga mbretëria Dahomey ku gjenden sot Benin e Togo. Në shumë rajone afrikane ajo praktikohet përkrah kristianizmit.

“Për zhvillimin dhe rritjen e influencës së Beninit është mirë të rifitojmë identitetin tonë dhe vlerat e vërteta të Vudu-së, pa kompromentuar besimet e të tjerëve”, tha presidenti.

Ai shton se për të praktikuar vudu nuk duhet ‘të konvertohesh’. “Ti i bashkohesh asaj kur dëshiron vetë, dhe për ne është një mënyrë e shfaqjes së identitetit tonë për të tjerët”.

Patrice Talon shtonte gjithashtu se vendi është në prag të riaktivizimit të historisë së vet të skllavërisë.

“Këtë nuk po e bëjmë për pretendime financiare por për t’i dhënë Benin një kuptim më të mirë të kësaj pjese të njerëzimit, edhe pse e dhunshme e mizore. Shumë nga këto kanë ndodhur në tokën tonë prandaj gjeneratat e ardhshme duhet të njohin historinë që gabimet të mos përsëriten”.

“Benin është atdheu i cdo njeriu me prejardhje afrikane qoftë nga Martinic, Xhamaika apo dhe Senegal.”

FOTO GALERI
2/5
Besimi indigjen vendas vudu ka të bëjë me adhurimin e shpirtrave natyrorë e te paraardhësve të vjetër, dhe njihet gjithashtu ne vend me emrin ‘Vodun’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA