Infermierja godet veten me thikë jashtë spitalit për të përfituar kompensim si ‘sulm nga pacienti’

11/01/2024 15:50

Britanikja Donna Maxwell, nga Ayrshire në Skoci pretendonte se ishte sulmuar me thikë nga një i huaj jashtë spitalit ku punonte, por në fakt kishte goditur veten në një skemë të gënjeshtërt për të përfituar kompensim.

Maxwell pretendonte se ishte sulmuar nga një paciente duke shkaktuar alarm “incidenti madhor” për policinë, si dhe ndalimin e një gruaje, e cila tashmë ka ndërruar jetë, para se kjo e fundit të çlirohej nga akuzat.

Infermierja pretendonte se ishte goditur në bark me një thikë supermarketi gjatë gjyqit katër ditor në Ayr, por tashmë është shpallur fajtore nga juria. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se ajo kishte blerë vetë thikën më herët në supermarket.

Maxwell ishte gjetur me një plagë thike në spitalin Ailsa Hospital në Ayr mëngjesin e 22 nëntorit. Ajo thërriste për ndihmë dhe tregonte me dorë nga gruaja që akuzonte se e kishte sulmuar.

Maxwell tha se ishte sulmuar në zonën me pacientë të shëndetit mendor dhe policia nisi një operacion hetimi.

Por disa javë më vonë ata arrestuan Maxwell si e dyshuar për inskenim të incidentit, me qëllim përfitim kompensimi.

Hetuesi James McGoldrick, tha se në kërkimet e Maxwell në internet figuronin “anatomia e gruas”, “pretendim kompensimi” dhe pretendim kompensimi si viktimë e krimit”, sipas rrjetit lokal Ayr Advertiser.

Maxwell u shpall fajtore për deklarata të rreme dhe shpenzim të burimeve të policisë. Seanca e ardhshme e çështjes do të mbahet në shkurt.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA