Teksa lufta e Izraelit në Gaza ishte në ditën e 92-të, demonstratat pro-Palestinë në Britani janë intensifikuar sot duke kërkuar armëpushimin në territoret e rrethuara nga ushtria izraelite.
Në Berlin gjithashtu të paktën 1,500 protestues u mblodhën në sheshin Mehringplatz.
Komunitetet në Britani u mobilizuan sot sërish, duke dalë në rrugë me kërkesën e tyre për të ndaluar konfliktin e përgjakshëm që ka marrë jetën e më shumë se 20 000 palestinezëve, shkruan e përditshmja turke Anadolu.
Demonstatat në Britani përfshinë sot qytete si Londër, Birmingham, Bristol, Brighton, Canterbury, Oxford, e Hastings.
Në kryeqytetin Londër demonstratat nisën nga rrethinat veriore e lindore duke përfunduar me thirrjet e armëpushimit para parlamentit.
Protestuesit brohorisnin slogane anti-Izrael dhe mbanin flamurë e simbole palestineze. Mes pankartave të tyre shiheshin “Ndal bombardimin në Gaza,” “Duhet t’ju vijë turp,” “Nga lumi te deti, Palestina do të jetë e lirë,” “Ndal Genocidin,” dhe “Armëpushim tani.”
“Me masakrën e Izraelit që po shohim në Gaza të gjithë duhet të kërkojmë armëpushimin dhe fundin e mbështetjes së qeverisë britanike ndaj regjimit të aparteidit kundër popullit palestinez”, thuhej në deklaratën e grupit britanik të Solidaritetit me Palestinën.
Duke theksuar historinë e spastrimit etnik të Izraelit që prej vitit 1947 grupi vlerësonte padinë në Gjykatën Ndërkombëtare nga Afrika e Jugut, ndërsa shtonte se “qeveria britanike është duke fshehur diplomatikisht një genoncid”.
Andrew Murray, kreu i grupit anti-luftë ‘Stop the War Coalition’, theksoi nevojën e ndaljes së mbështetjes politike të Britanisë për gjenocidin izraelit në Gaza.
“Britanikët dhe amerikanët nuk po i vënë mend një gjenocidi, ata politikisht dhe diplomatikisht po mbështesin një gjenocid. Ne e shikojmë që me sulmet e tij Izraeli po përpiqet të bëjë Gazën një vend të pajetueshëm”, thuhej në deklaratë.
Në Berlin të paktën 1,500 protestues u mblodhën në sheshin Mehringplatz për të marshuar më pas drejt Potsdamer Platz me mesazhe mbështetjeje për Palestinën.
Protestuesit thërrisnin slogane si “Izraeli është një shtet terrori,” “Vrasja e fëmijëve është krim,” “Përse hesht, Scholz?” “ndalo gjenocidin në Gaza,” “Gjermania financon bombat e Izraelit”./Anadolu/
Top Channel