Izraeli bombardon në jug të Gazës duke lënë dhjetra civilë të vrarë (fotot)

06/01/2024 19:37

Izraeli ka bombarduar sot jugun e Gazës duke lënë dhjetra civilë të vrarë sipas pamjeve të vrazhda te shpërndara nga rrjeti AFP.

Diplomatët perëndimorë në rajon thonë se po përpiqen të lehtësojnë kalimin e ndihmave ndërsa OKB tha sot se “Gaza po bëhet e pabanueshme”.

Civilët palestinezë kanë pësuar dëmet më të mëdha në Rripin e Gazës, vendi që supozohet të qeveriset nga grupi militant Hamas, i cili eshte objektivi dhe justifikimi i Izraelit për shkatërrimin masiv.

Korrespendentë të AFP raportonin sot dhe sulme izraelite në qytetin jugor Rafah, ku mijëra palestinezë janë urdhëruar të shkojnë për “t’u mbrojtur” nga bombardimet.

Në qytezën qendrore të Gaza, Deir al-Balah, njerëzit ecnin me kujdes mes rrënojave të betonit shtëpisë së Mohammad al-Attar, e cila u godit nga raketat izraelite duke lënë shumë familjarë të vrarë.

“Nuk na dhanë asnjë paralajmërim,” thotë Attar duke zgjatur dorën nga rrënojat.

Më shumë se 20 000 palestinezë janë vrarë që prej nisjes së sulmeve tre muaj më parë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës, e cila shtonte se të paktën 120 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA