Inspektori Laert Saliani prej 9 vitesh është pjesë e policisë rrugore të kryeqytetit.

Ndryshe nga shumë prej nesh që në këto ditë festash shijojmë pushimet pranë familjes për Laertin këto janë ditë intensive pune për të menaxhuar trafikun në unazën e Tiranës. Edhe ndërrimin e viteve ai është në punë dhe jo pranë dy vajzave të tij të cilave ua ka shpjeguar se sa e rëndësishme është puna që ai bën për qytetin.

“Puna ime në rrugë është shumë e domosdoshme që të parandalojmë shkelje të kodit rrugor, që qytetarët të jenë sa më të sigurt në rrugë. e ndjej që duhet ti shërbej qytetit pasi puna jonë është mision dhe pasion. Gocave të mia jam munduar t’ua shpjegoj dhe ato janë shumë krenare për babanë e tyre”.

Me tabelë në dorë, Laerti qëndron në kryqëzimet më problematike për tu mundësuar lëvizshmërinë sa më normale qytetarëve të cilët me mjetet e tyre nxitojnë të blejnë dhuratat e fundit apo ushqimet për tryezën e festës. ndërsa për shkelësit e rregullave, inspektori nuk i kursen këshillimet.

“U bëj apel qytetarëve të mos përdorin alkool dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor jo për të shmangur një gjobë por për sigurinë e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA