Mot i kthjellët dhe me vranësira, ja çfarë ka rezervuar kjo e shtunë
30/12/2023 07:36
Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët këtë të shtunë, por gjatë mesditës e në vijim do të ketë kalime vranësirash.
Vranësirat parashikohet se do të jenë më të shumta në zonët veriore dhe verilindore, por nuk do të ketë reshje shiu.
Temperaturat e ajrit vijojnë nga vlera minimale -2 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius vlera maksimale.
Era do të fryjë mbi 30 km/h, duke shkaktuar dallgëzim 1 deri në 2 ballë.
Top Channel