Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Fier, pranë fshatit Pirrë.
Dy automjete janë përplasur gjatë një tentative parakalimi. Nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk bëhet me dije për persona të lënduar.
Sipas burimeve në vendngjarje, një prej mjeteve drejtohej nga një i moshuar, i cili dyshohet se ka tentuar të parakalojë një automjet që po lëvizte në korsinë e shpejtësisë. Në këto rrethana, mjeti është përplasur me një tjetër automjet.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Ndërkohë, prania e mjeteve të përplasura ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Top Channel