Në portin e Shëngjinit sot u protestua.

Punonjësit nuk kanë marrë pagën dy muajt e fundit si dhe i tremben reformës. Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmenaxhimi, si dhe shtimi i numrit të personelit në mënyre fiktive.

Reforma prek rreth 40 punonjës të portit Shëngjin, por të larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selektive me prapavijë politike.

“Protestojmë për rrogat, po bëjnë dy muaj nuk kemi marrë rrogat. Po vjen Viti i Ri dhe ne nuk kemi shpresë se do të marrim rrogat. Ka 6 vite që porti i Shëngjinit është kthyer në portin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku një Komision nxjerr në rrugë të madhe 40 punonjës, i hedh në rrugë”, tha një nga punonjësit.

“Kërkoj të drejtën time si punonjëse e portit, që 11 vite pastruese. Motivi tjetër është punë partish, më ka kërkuar votën dhe i kam thënë jo”, shprehet punonjësja.

“Ka para 3 muajsh që më ka ardhur letra për pushim nga puna, rikonstruktim ndërmarrjeje. Na thanë që ndërmarrja jonë nuk ka lekë të paguajë fuqinë punëtore.. Kemi punuar një jetë të tërë këtu dhe dalim në ankand si fuqi punëtore pa asnjë të drejtë”, tha një punëtor.

“Pjesa tjetër merret nga shefi, një drekë, një darkë.. lekët në dorë”, tha një tjetër.

Punonjësit e portit të Shëngjinit kërkojnë nga organet e drejtësisë që të hetojnë abuzimet në këtë ndërmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA