Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Yzeiri tha për mediat se nuk ka shumë informacion për kontrollet në banesën e tij.
Ai tha se ka informacion se janë sekuestruar kompjutera, materiale dhe celularë nga kontrolli në banesë. Sipas Yzeirit, në vendimin e gjykatës flitet për përgjime ambientale.
“Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e zotit Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria. Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat. Vendimi i gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zotit Beqaj”, tha avokati për mediat.
Kujtojmë se SPAK konfirmoi se i sekuestroi Beqajt, nën hetim për shpërdorim detyre në dosjen e sterilizimit, telefonin dhe dokumente shkresore, pasi po kryen hetime për një sërë zyrtarësh dhe subjektesh private në fushën e farmaceutikës.
Top Channel