Top Talk/ Këlliçi për Bashën: Ai ka humbur edhe seriozitetin e të qenurit qesharak

27/12/2023 17:07

Demokrati Belind Këlliçi e konsideroi qesharak reagimin e Lulzim Bashës për rikthimin për rishqyrtim i vulës së PD-së.

Këlliçi ironizoi se Basha e ka humbur edhe seriozitetin e të qenurit qesharak.

“Ai ka humbur dhe seriozitetin e të qenurit qesharak. Qesharake deri në dhimbje, kauza e tij pati të drejtë kur prishi vendimin e Apelit, mos u merr fare më atë, merremi me çështje të tjera. Mund të jetë Kuvendi më transparent që ka pasur ndonjëherë. Për mendimin tim i ka hapur rrugën gjykimit të drejtë dhe do ketë mundësi të zgjidhet më shpejt, fakti që Gjykata e Lartë ka imponuar vendimmarrjen apelit gjykoj se kjo çështje do të marrë një zgjidhje më të shpejtë. Unë e shoh si një pikënisje edhe protesta, protestuesit kanë refuzuar të largohen, ka qenë njoftim publik, ika pasur një kthim pa të forcave të policisë, ata protestues kanë qenë të vendosur, a janë një mijë a dy, ata kanë qenë të vendosur aty. Ka qenë një protestë para gjykatës që unë mendoj se është e vonuar”, tha Këlliçi.

Në lidhje me protestat e opozitës, ai tha se do të fillojnë në momentin kur të ketë një vendimmarrje më të qartë.

“Protestat do të fillojnë në moment kur të ketë një vendimmarrje më të qartë. Drejtuesit duhet të jenë në terren, kur të ketë një vendimmarrje, këtë nuk e vendos unë dhe as zoti Berisha, unë jam i bindur se 2024 do të ketë shumë surpriza. Gaz Bardhi ka qenë dhe vijon të jetë kreu i grupit parlament”, shtoi Këlliçi.

Top Channel