23/11 20:33
Kenan Yildiz i ka bërë të gjithë për vete te Juventusi.
Talenti turk, i cili feston 19-vjetorin e lindjes në majin e ardhshëm, realizoi gol në ndeshjen e parë si titullar në Serie A me Juventusin.
Sulmuesi zhbllokoi sfidën Frosinone-Juventus (1-2) falë një goli të bukur. Agjenti i tij, Hector Peris Ros foli për adoleshentin e talentuar, i cili në muajin tetor debutoi edhe me kombëtaren turke (3 ndeshje, 1 gol).
“Kenan është një makinë e ndërtuar për të fituar. Është përgatitur që i vogël, ky është objektivi i tij i vetëm. Më kanë bërë përshtypje që në fillim mentaliteti dhe përulësia e pazakontë që ka. /Supersport
Top Channel