24/11 17:59
Italianët shpenzuan rreth 22.8 miliardë euro për Krishtlindje, rreth tre miliardë ose 15% më shumë se vitin e kaluar.
Megjithatë, rreth 80% e popullsisë tashmë po riciklojnë ushqimin festiv, ndërsa pothuajse një në dy italianë do të ridhurojë dhurata të padëshiruara, shprehen grupet e konsumatorëve.
Rreth 7.5 italianë nuk dhanë fare dhurata, sipas Codacons, më shumë “të frymëzuar” nga Grinch sesa Babagjyshi.
Shpenzimet mesatare të familjeve ishin 884 euro kundrejt 770 eurove vitin e kaluar. Ndërsa blerjet e dhuratave u rritën pothuajse me 20% duke arritur në tetë miliardë euro, kostot e udhëtimit 11.5 miliardë, ose 14% më shumë dhe darkat kushtuan 400 milionë euro, 14% më shumë.
Top Channel