Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Autoritetet gjermane sekuestruan një ditë më parë në afërsi të qytetit të Aachenit gati 300 kg të drogës kaptagon, sasia më e madhe e kësaj lënde narkotike e sekuestruar ndonjëherë në vend.
Vlera e saj e tregut llogaritej në mbi 60 milionë euro. Por, çfarë është kaptagoni, i njohur ndryshe dhe si “ “kokaina e të varfërve”, po kthehet në drogën e preferuar mes të rinjve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Sekuestrimi i bërë në Gjermani ishte dëshmia shqetësuese se kjo lloj droge mund të jetë më e zakonshme në vendet europiane nga sa mendohej deri tani. Kaptagoni është shpallur i paligjshëm që në 1986-tën në shumicën e vendeve, por nga fillimi i viteve 2000, një variant i paligjshëm i tij nisi të shfaqej në Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme.
Deri vonë megjithatë, prania e këtij narkotiku nuk ishte dhe kaq e madhe në Europë. Kjo drogë sintetike u prodhua për herë të parë në Gjermani në vitet 1960, me qëllim trajtimin e çrregullimeve të mungesës së vëmendjes, por pati raporte të mëvonshme se ajo qe përdorur nga luftëtarët në konfliktin sirian për të rritur performancën luftarake dhe për të reduktuar lodhjen.
Efektet e saj në sistemin nervor janë të ngjashme me amfetaminën. Përdorimi i tepërt sakaq, bart rrezikun e humbjes së funksioneve kognitive dhe të problemeve kardiovaskulare, ndërsa mund të krijojë varësi. Ka rritje të shqetësimeve se kaptagoni po bëhet gjithnjë e më shumë një problem për vendet europiane.
Një raport i fundit nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) sugjeron se Europa mund të bëhet një zonë kryesore e transportit për kaptagon-in me destinacion Lindjen e Mesme.
Top Channel