Çifti thotë se largohen nga ‘gara e civilizimit’ duke lundruar në botë me barkën 40 000 dollarëshe (fotot)

25/12/2023 15:30

Një çift britanik që thonë se ishin të lodhur nga ‘kultura e kompeticionit’ të shoqërisë moderne vendosën që me kursimet e tyre të blejnë një barkë për të lundruar në të gjithë botën.

27 vjeçarët Zach Seward e Becka Eva menduan idenë e tyre gjatë kohës së izolimit te virusit kur ishin të mbyllur në konviktet e universitetit dhe ëndërronin të udhëtonin në për botë për të njohur vendet dhe kulturat e ndryshme.

Megjithëse nuk kishin njohuri për barkat e mëdha ata ishin të vendosur të realizonin endrrën e tyre dhe nisën të studionin njohuritë bazë.

Ata gjetën më në fund një barkë 12m të gjatë me dy kabina, me kuzhinë, një kuvertë të gjerë dhe një platformë nga ku mund të shihnin në distancë.

Marsin e shkuar ata blenë barkën Teulu për 38,000 paundë dhe shpenzuan një tjetër 10,000 paundë për rinovimin e saj.

Dyshja thonë se kanë shpenzuar vetëm një fraksion të asaj që do të kishin shpenzuar nëse do të blenin shtëpi.

Becka, nga Surrey në veri të Londrës, foli me rrjetet MailOnline e Omio, duke thënë: Idea e huasë së një shtëpie na trembi, pasi ne donim të shikonim botën, mund të kishin blerë një shtëpi dhe ta linim me qera, por donim lirinë”.

Zach shtonte: “Shtëpinë mund ta kesh aty ku ti dëshiron ta kesh, donim ta bënim këtë në kohën kur prindërit i kemi mirë me shëndet. Idea e bllokimit në ato vendet e punës deri në pleqëri na tmerronte”.

“Shumë studentë shpenzojnë paratë duke dalë në bare e klube por ne vendosëm të kursenim për këtë”.

Dyshja janë njohur në universitetin e Swansea në Uells dhe më parë takoheshin vetëm një herë në javë prej orarit të ngjeshur të punës.

Pasi u larguan nga vendet e punës, Zach e Becka fitojnë pak para vetëm nga kanali i tyre në  YouTube, Teulu Tribe, ku rreth 65,000 abonentë ndjekin lundrimet e tyre dhe sfidat e përditshme, së bashku me panoramat nga e gjithë bota.

Që prej largimit nga Britania një vit më parë ata kanë hasur telashe të shumta lundrimi përfshi dhe përplasje.

Por ata thonë se kanë qenë në situata kur kanë ndihmuar barka të tjera, me spirancë të bllokuar apo të përplasura.

Megjithëse lundrimi në oqean mund të duket diçka vetmitare, dyshja thotë se komuniteti detarëve është i mrekullueshëm.

“U habitëm sesa mikpritës ishte komuniteti lundruesve. Sa herë lëshojmë spirancën takohemi e njohim të paktën dhjetë miq me të cilët kemi krijuar lidhje të forta”, thotë Becka.

Zach shton: “Dikush mund të besojë se të jetosh në barkë është vetmitare por në ndalesat komuniteti lundërtarëve është i pabesueshëm”.

Dyshja e aventurës thotë se kthehen në Britani një herë në vit dhe flasim me video me të afërmit sa herë që kanë sinjal interneti. Ata thonë se kanë vizituar dhjetra vende në Evropë dhe Amerikën latine./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/9
27 vjeçarët Zach Seward e Becka Eva menduan idenë e tyre gjatë kohës së izolimit te virusit kur ishin të mbyllur në konviktet e universitetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA