Një 50-vjeçare është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim prej kohësh, pas akuzave se ka ndihmuar emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin.
Autorja me iniciale I. T.(D.), banuese në Bullgari, ishte dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ajo dyshohet se ishte pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, tre pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel