Irlanda padit Londrën në Gjykatën Evropiane për ligjin e amnistisë të konfliktit në Irlandën e Veriut

20/12/2023 19:25
Zv. kryeministri irlandez Micheal Martin

Shteti i Irlandës njoftuar sot veprim ligjor kundër qeverisë së Londrës për një ligj të kontestuar imuniteti ndaj atyre që janë përfshirë në konfliktin në Irlandën e Veriut.

Ligji i kaluar në shtator nga parlamenti britanik, krijon një komision që i ofron amnesti personelit britanik të sigurisë dhe paramilitarëve që kanë marrë pjesë në konflikt, nëse ata bashkëpunojnë me hetimet.

Zv. kryeministri irlandez Micheal Martin, tha: “Besojmë se ky ligj dëmton dhe shkel Marrëveshjen e të premtes së mirë, ashtu si dhe themelet e të drejtave të njeriut mbi të cilat ajo është ngritur”.

Legjislacioni është dënuar nga familjarët e viktimave të të konfliktit të tre dekadeve mes nacionalistëve irlandezë dhe forcave të Londrës, të nisur prej viteve 1960-të.

Të gjitha partitë politike në Irlandën e Veriut (pjesë e Britanisë) ashtu dhe ato të Dublinit në shtetin e Irlandës kanë kundërshtuar legjislacionin, ndërsa grupi monitorues i Këshillit të Evropës kishte shprehur “shqetësime serioze”.

Zv. kryeministri irlandez Martin tha se legjislacioni “nuk përputhet” me detyrimet e Britanisë sipas Konventës së Të Drejtave të Njeriut.

“Një legjislacion i tillë unilateral, pa përfshirje me shqetësimet legjitime që ne dhe shumë të tjerë kemi ngritur, na lë me shumë pak opsione”, tha ai.

“Qeveria britanike na ka hequr opsionet politike dhe na ka lënë vetëm këtë rrugë ligjore”, tha më tej Martin duke shtuar se do të përdorë çdo mundësi për të bërë të ditura shqetësimet dhe ndaluar legjislacionin e Londrës.

Më shumë se 3,500 irlandezë janë vrarë në Irlandën e Veriut gjatë konfliktit, por Londra thotë se pa një legjislacion të tillë veteranët e ushtrisë bëhen objekt padish të padrejta.

Vitin e kaluar ushtaraku britanik David Holden mori një “dënim të pezulluar” tre vjet për vrasjen e një irlandezi në një postbllok në 1988, të cilin e kishte qëlluar nga prapa.

Ndërsa javën e kaluar një gjykatës në Irlandën e Veriut tha se i njohuri si “Ushtari F” – i vetmi ushtarak i identifikuar për vrasjen e 13 civilëve irlandezë në Të Dielën e Përgjakshme të 1972 – duhet të dalë në gjyq për vrasje.

FOTO GALERI
3/3
Legjislacioni është dënuar nga familjarët e viktimave të të konfliktit të tre dekadeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA