Një këngë e tij pjesë e filmit/ Sardi Strugaj tregon për bashkëpunimin me Donald Veshajn në tapetin e kuq të “5 herë jo”

12/12/2023 22:46

Sot ishte premiera e madhe e filmit “5 herë jo”.

Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Cineplexx TEG.

Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në TEG dhe vetëm pak më parë ka arritur në tapetin e kuq sardi Strugaj, i cili i pyetur nga TAR është përgjigjur:

Sardi: Edhe një këngë e imja është pjesë e filmit nuk e kanë lënë pa marr atë.

Na e trego vetëm titullin.

Sardi: Deana është titulli këngës.

Po ka një arsye pse ai titull?

Sardi: Është një këng që i është kushtuar Deanës dhe e kam publikuar dhe e kanë vendosur në film.

Nëse do bëje një këngë me Donaldin ca zhaneri do ishe?

Sardi: Këtë nuk do e them do ua lë surprizë do e bëj një këngë me Donaldin por po e lë surprizë zhanerin.

Top Channel