Indonezia godet trafikantët e dyshuar Rohinga, pas rritjes së fluksit të refugjatëve

08/12/2023 19:25

Indonezia thotë se ka nisur një fushatë kundër trafikantëve të qenieve njerëzore që përfitojnë nga rritja e fluksit të refugjatëve Rohingya javët e fundit.

Presidenti i vendit Joko Widodo tha sot se dyshon se ka një rrjet të organizuar trafikantësh njerëzorë prapa rritjes së papritur të numrit të refugjatëve Rohingya që vijnë me barka nga toka kontinentale.

Minoriteti musliman Rohingya përballen me persekutim në Mianmarin me shumicë budiste, duke përfshirë dhe një fushatë dhune në 2017 që u hetua për gjenocid nga agjenci të OKB.

Shumë Rohinga në vendin e tyre janë larguar dhe vendosur në kampe në Bangladeshin fqinjë të Mianmarit.

Por tashmë me ndihmën e trafikantëve at marrin lundrimin e rrezikshëm e të kushtueshëm drejt Maljzisë ose Indonezisë, rreth 1800 km në jug.

Muajin e kaluar u shënua një rritje e të ardhurve në provincën veriore Aceh, ku më shumë se 1,000 Rohingya mbërritën me barka.

“Kemi dyshime të forta për një rrjet trafikimi njerëzor që shkakton këtë fluks te refugjateve,” tha kreu i policisë vendase Widodo, duke u zotuar për veprim ndaj autorëve.

Të ardhurit e fundit, 139 refugjatë mes të cilëve gra e fëmijë, u pritën me protesta të mërkurën nga vendasit.

Të paktën tre indonezianë dhe një qytetar i Bangladeshit ishin arrestuar për transport të refugjatëve Rohingya në zona të tjera të Malajzisë.

Indonezia nuk është nënshkruese e konventës së refugjatëve të OKB dhe nuk është e detyruar të presë të ardhurit nga Mianmar, teksa edhe vende të tjera fqinje kanë mbyllur dyert duke mos i lënë opsione minoritetit te persekutuar.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA