Qyteza e 575 bunkerëve të apokalipsit ofron ‘Planin B’ të mbijetesës në shkretëtirat e SHBA

06/12/2023 15:36

Një qytezë e “ditës së kataklizmës” është tashmë duke kërkuar rezidentë për bunkerët e saj luksozë që janë gati për momentin kur “të shpërthejë ferri përmbi tokë” sipas parashikimeve te ndertuesve.

Teoritë e shumta të shkatërrimit të burimeve natyrore dhe afrimit të apokalipsit kanë dhënë rezultatet e tyre teksa shumë biznesmenë po i kthejnë ato në mundësi përfitimi financiar me ide te çuditshme te qetësimit te panikut.

Por gjithsesi nuk dihet se do sa të kishin vlerë valutat e paguara në rast të shembjes së sistemit aktual të ngritur mbi to.

Gjithesesi një komunitetet i ri nëntokësor në SHBA thotë se është gati të presë deri në 10,000 njerëz “me fat” në 575 bunkerët e tij të pajisur me të gjitha komoditetet në rast eventualitetesh ‘të papëlqyeshme’.

Në vargmalet Black Hills në jug të Dakota, SHBA, një ish-bazë ushtarake shtrihet në më shumë se 20 km pasi dikur strehonte bomba e municione nga vitet 1942 deri në 1967.

E përditshmja The Sun shkruan se baza është transformuar në bunkerë të jetueshëm për një “projekt epik mbijetese të njerëzimit”, dhe jo vetëm për 1% më të pasurit.

Zyrtarët thonë se dhe “njerëz të zakonshëm” mund të rezervojnë vendin e tyre kur “të shpërthejë ferri në tokë”.

Ata nuk thonë se kur mund të ndodhë kjo, apo nga i marrin informacionet e tyre.

“Vivos, është tashmë një projekt gjigant humanitar mbijetese, i gatshëm të përballojë çfarëdo dhe këto për ngjarjet që mund të shpalosen”, tha drejtori Dante Vicino, për rrjetin e biznesit AbsolutelyBusiness.com.

“Anëtarët tanë nuk janë elita 1%, por njerëz të zakonshëm me një sens përgjegjësie ndaj ngjarjeve globale në një kohë katastrofash të mundshme”.

“Vivos është plani B për sigurimin e jetës, pasi konsiderohet si një zgjidhje në kohën e duhur”, reklamonte menaxheri.

Strehimet raportohet se janë të pajisura për një funksionin autonom të paktën një vit, kur njerëzit nuk do të kenë nevojë të rikthehen në sipërfaqe.

Ai shtonte: “Me pandemitë, luftërat dhe katastrofat e llojeve të tjera, shumë besojnë se po nis Lufta III Botërore, prandaj nëse doni t’i mbijetoni këtyre eventeve mundësisht zhdukëse, ne ju japim mundësinë të dilni gjallë në anën tjetër”.

Bunkerët modernë prezantohet të pajisur me të gjitha kushtet për një jetese pa shumë probleme.

Dante shtonte: “Kemi interesime të shumta nga njerëz që kërkojnë zgjidhje mbijetese. Ndërtimi i një bunkeri të tillë kërkon 9 deri 12 muaj, në varësi të materialeve apo punës. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me beton dhe dyer të blinduara”.

Komentuesit vlerësonin idenë e shitjes së bunkerëve të apokalipsit ndërsa kritikët nuk ishin të bindur për nevojën e tyre pasi natyra e kërcënimeve ndaj njerëzimit nuk është ende e qartë apo e parashikueshme.

FOTO GALERI
5/7
Sherbime mjekesore brenda impjanteve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA