Ish ambasadori amerikan arrestohet si ‘spiun i Kubës’

05/12/2023 16:43

Një ish diplomat që ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA në Bolivi është arrestuar nga zyrtarët i akuzuar se shërbente si një agjent i fshehtë për qeverinë e Kubës, shkruan rrjeti Associated Press.

73 vjeçari Manuel Rocha, u arrestua dy ditë më parë në Miami sipas raportimeve pas një operacioni të gjerë kundër-inteligjence që do të bëhet publik së shpejti, thanë zyrtarët anonimë për rrjetin AP pa dhënë më shumë detaje prej hetimeve në vijim.

Një prej tyre akuzonte Rocha se punonte për të promovuar interesat e qeverisë së Kubës në SHBA. Ligji amerikan kërkon deklarim të lobuesve për qeveri të huaja dhe kohët e fundit janë shtuar masat kundër ndërhyrjeve ilegale të lobimit.

Nuk ishte ende e qartë nëse Rocha kishte avokat apo përfaqësues ligjor, teksa bashkëshortja e tij mbylli telefonin kur u kontaktua nga rrjeti AP.

Karriera 25 vjeçare diplomatike e Rocha ka përfshirë si administrata republikane dhe demokrate në SHBA. Ai ka shërbyer në Amerikën Latine gjatë kohës së Luftës së Ftohtë dhe ka shërbyer në Kubë gjatë kohës së ndërprerjes së marrëdhënieve të SHBA me qeverinë e Fidel Castro.

Rocha ka qenë ambasador në Argjentinë mes viteve 1997 e 2000 gjatë kohës së krizës financiare atje, kur vendi ndërroi pesë presidentë brenda disa javësh.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA