Qytetarët investonin projekte të pasigurta pas parashikimeve, arrestohet “fallxhorja” së bashku me të bijën në Australi, përfituan me mashtrim 46 mln dollarë
Trupat gjermane po tërhiqen nga baza afrikane në Gao, Mali teksa misioni paqeruajtës mbyllet në fund të vitit me kërkesën e vendit që ka vendosur të linjëzohet me bllokun rus.
Në pamjet e publikuara sot shiheshin ushtarakët që çmontonin pajisjet e tyre për t’i transportuar përsëri drejt Gjermanisë.
Këshilli i Sigurimit i dha fund të premten misionit 10-vjeçar aty, pasi junta ushtarake nxiti largimin e trupave teksa bëhet palë politike me Rusinë.
Vota e mbylljes së misionit nga Këshilli i Sigurimit erdhi dy javë pasi ministri jashtëm Abdoulaye Diop shtangu zyrtarët e OKB në një fjalim ku tha se ata “kishin dështuar” dhe kërkon fundin e menjëhershëm.
Marrëdhëniet e Mali kombet e Bashkuara janë përkeqësuar që prej grushtit të shtetit në 2020 që solli në pushet regjimin ushtarak i cili ndërpreu lidhjet me Francën, ish-fuqia koloniale e vendit.
Tashmë junta është vendosur në krahun rus dhe ka sjellë në vend mercenarët e grupit Wagner, të cilët u përfolën për një revoltë ndaj presidentit rus Vladimir Putin dy muaj më parë.
“Na vjen keq për vendimin e qeverisë së tranzicionit për mbylljen e misionit të OKB dhe për dëmin që kjo do të sjellë për popullin e Malit”, tha diplomati amerikan Jeffrey DeLaurentis në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Top Channel