Përgatitjet për Euro 2024 kanë nisur të përshpejtohen, ndërkohë që Gjermania do të mirëpresë ekipet që do të luajnë për kupën.

Tashmë ky europian do të ketë risi, për të shmangur sa më shumë shkeljet e rregullave të ndeshjeve, njëkohësisht për të ndihmuar edhe sistemin VAR.

Në topin e Euro 2024 do të jetë i futur një mikroçip, i cili pritet të ndihmojë gjyqtarët të marrin vendime për prekjet e topit me dorë nga futbollistët ose shkelje të tjera të rregullave të futbollit.

Mikroçipi u përdor në sistemin gjysmë të automatizuar të vendimmarrjes jashtë loje në Kupën e Botës FIFA të vitit të kaluar në Katar.

Një mikroçip brenda topit të Euro 2024 do të përdoret për të ndihmuar gjyqtarët të marrin vendime për në turneun e rëndësishëm të verës së ardhshme.

Marka gjermane e veshjeve sportive thotë se Fussballliebe (emërtimi topit) do të përmbajë një mikroçip të rikarikueshëm që mund të dërgojë të dhëna të sakta të topit tek zyrtarët e ndeshjeve, përfshirë video në kohë reale.

Sipas kompanisë prodhuese, teknologjia tani do të përdoret për të ndihmuar në saktësinë e vendimeve gjëtë evropianit.

Në raportimin e bërë më parë nga “The Times”, çipi do të përdoret gjithashtu së bashku me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve për të ndihmuar në përcaktimin nëse topi është prekur me dorë përpara një goli, duke treguar se ku saktësisht goditet trupi.

“Teknologjia jonë e topit të lidhur do të përdoret gjatë ndeshjes”, tha një zëdhënës për Sky News.

Në të dhënat e raportuara deri më tani mikroçipi mund të zbulojë deri në 500 lëvizje në sekondë, që do të thotë se mund të regjistrojë me saktësi kur një top preket nga lojtari.

UEFA, organi drejtues përgjegjës për Kampionatin Evropian, tashmë po përdor një sistem të ngjashëm gjysmë të automatizuar jashtë loje në kompeticionin e saj kryesor të klubeve, Ligën e Kampionëve. Megjithatë, aktualisht nuk përfshin përdorimin e një topi me mikroçip.

Në vend të kësaj, UEFA ka përdorur një numër kamerash dhe inteligjence artificiale (AI) për të përcaktuar momentet e ndryshme të gabimeve në ndeshje.

Sistemi gjysmë i automatizuar jashtë loje është i ndryshëm nga sistemi VAR i përdorur në Premier League, i cili ka faza më të koklavitura për të cilat duhet pak kohë deri në transmetimin tek gjyqtari i ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA