Turisti humb jetën gjatë hedhjes më të lartë me llastik nga kulla kineze, pas problemeve shëndetësore

04/12/2023 16:46

Një vizitor japonez ka vdekur pasi kreu hedhjen më të lartë në botë rreth 240 metra nga një kullë komunikimesh në Kinë.

56-vjecari i paemëruar u lëshuan i lidhur me llastikë nga kulla Macau në bregdetin jugor të Kinës, teksa pas lëshimit ai raportohet se kishte pësuar probleme me frymëmarrjen.

Tentativa e djeshme e japonezit përfundoi në tragjedi pasi mbeti i varur pa ndjenja pas kërcimit. Ai u dërgua më vonë në spital por u shpall i vdekur po atë ditë.

Grupi organizator i lëshimeve me llastik Skypark by AJ Hackett, konfirmuan se kanë nisur hetime për vdekjen e tij.

Të githë atyre që marrin pjesë në hedhje të tilla u kërkohet të deklarojnë gjendje të mëparshme mjekësore thotë kompania AJ Hackett, siç janë tensioni i lartë i gjakut, sëmundje zemre, kirurgji te meparshme apo gjendje të tjera mjekësore qe mund të vene në rrezik personin gjatë hedhjes me emocione të forta.

Kulla rreth 340 metra e lartë ka një plaftormë lëshimi me llastik në lartësinë 235m.

Por një episod i ndalimit të frymëmarrjes kishte ndodhur te i lëshuari i  paemëruar, i cili u shpall më pas i vdekur në spital.

Pjesëmarrësit e kërcimit duhet të paguajnë rreth 300 dollarë për t’u hedhur nga kulla që është shumë e ngjashme me Skytower në Auckland në Zelandë e Re.

Plagosje ose incidente të tjera kanë ndodhur nga lëshimet në këtë pikë teksa më herët një burrë kishte mbetur i varur për gati një orë në temperatura të ulëta.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA