Statistikat e rivalëve në grupin B, Shqipëria super në dy aspekte

04/12/2023 19:05

Spanja, Kroacia dhe Italia janë kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024.

Shorti nuk u tregua aspak “bujar“ me kuqezinjtë e Sylvinhos, por në qershor pritet të shijojmë duele të zjarrta dhe emocionuese.

Në emisionin “ANALIZË KUQEZI“, çdo të hënë në SportNews (18), nga gazetari Sokol Xhihani dhe videoanalisti Fation Bardhi, u publikuan statistikat e katër skuadrave gjatë eliminatoreve të Gjermani 2024.

Bie në sy fakti që Shqipëria sa i përket saktësisë në goditjet në portë, është mbi Italinë. Dhe njësoj me spanjollët dhe kroatët.

Kuqezinjtë janë shumë mirë edhe në aspektin topave të fituar, por edhe dueleve të fituara me kundërshtarët.

E mirë edhe përqindja e pasimeve të sakta (86%), aspekt ku diferenca me rivalët në Europian është e vogël.

Shqipëria debuton në Euro 2024 në datën 15 qershor përballë Italisë (Dortmund). Katër ditë më vonë Kroacia në Hamburg dhe pastaj Spanjë në Dusseldorf (24)./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA