Protestuesit mblidhen para gjykatës kundër grupit farmaceutik të opiateve në SHBA

04/12/2023 19:42

Protestues dhe familjarë të viktimave të krizës së drogave ‘opiate’ (me baze opiumi) ishin mbledhur sot para Gjykatës së Lartë të SHBA për seancën e falimentimit të të kompanisë farmeceutike Purdue Pharma, kundër një marrëveshjeje heq të drejtën e paditjes së saj.

Gjykata do të dëgjojë kundërshtimet ndaj marrëveshjes 6 miliardë dollarë që i jep imunitetet familjes pronare të mos paditet për mjekimet e saj më bazë opiumi, qe ne fakt krijonin varësi e lëndime te forta.

Drejtësia argumenton se familja Sackler e cila ka fituar miliarda dollarë duke mbushur shtetet e SHBA me tableta opiatesh që krijojnë varësi, nuk duhet të marrë mbrojtje ligjore nga sistemi.

Marrëveshja e vitit të kaluar erdhi pas vitesh negojatash nga zyrtarë të 50 shteteve të SHBA, ku kompania Purdue, prodhonte qetësues si OxyContin, per viktima të epidemisë së drogave dhe nxiste ato me teknika agresive marketingu.

Marrëveshja i jep gjithashtu familjeve pronare Raymond Sackler e Mortimer Sackler, mbrojtje nga të gjitha paditë e ardhshme në lidhje me mjekimet e tyre të opiumit, duke u ruajtur dhe asetet financiare.

Gjykata ka pezulluar padinë për të dëgjuar argumentet nga përfaqësuesit e palëve.

Në ankesë prokurorët thonë se familja Sacklers ka tërhequr $11 miliardë nga komapnia Purdue gjatë viteve që kishte ngritur kërkesën për mbrojtje falimentimi, në 2019.

Purdue shpalli falimentimin prej padive të shumta nga e gjithë SHBA dhe prodhues të tjerë mjekimesh që thonin se ata kishin krijuar qëllimisht krizën e varësisë në SHBA.

Në marrëveshjen e 2022 mes të tjerash thuhet se familja Sacklers çlirohen nga përgjegjësia ligjore “absolutisht, përgjithmonë, plotësisht dhe pa kushte”.

Por prokurorët kundërshtuan formën duke thënë se asnjë kod nuk jep një imunitet të tillë, aq më shumë në rastin e një numri prej qindra mijëra pacientësh që akuzojnë për krijimin e varësisë dhe shkatërrimin e shëndetit.

Aty shtohet se “kjo i lejon familjes Sacklers të mbrojë miliarda dollarë të pasurisë së tyre të ngritur mbi varësinë ndaj mjekimit të tyre, pa paguar triliona dollarë që llogariten dëmshpërblimet”.

Epidemia e drogave opiate ka shkaktuar më shumë se 500,000 vdekje nga mbidoza në dy dekada në SHBA, thonë autoritetet.

Purdue dhe prodhues të tjerë të mjekimeve opioide akuzohen se kanë inkurajuar ashpër rekomandimin e këtyre mjekimeve duke fshehur faktin se sa varësi të fortë ato krijojnë.

Pas padive të panumërta në 2021 Purdue pranoi tre akuza kriminale për mjekimin e saj OxyContin.

Ndërsa familja pronare Sacklers, mohon lidhjet me krizën e drogave me bazë opiumi në SHBA.

FOTO GALERI
2/3
Purdue dhe prodhues të tjerë të mjekimeve opioide akuzohen se kanë inkurajuar ashpër rekomandimin e këtyre mjekimeve duke fshehur faktin se sa varësi të fortë ato krijojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA