Një pronar i pasur toke në Angli është urdhëruar të prishë një shtëpi të thjeshtë 500,000 paundëshe që ndërtoi pa leje në fushën e tij, kur fqinjët u ankuan se “çatia e saj shkëlqeu natën si pemë Krishtlindjesh” apo se dukej si “një pushtim alien”.
Tony Harvey nuk kishte marrë lejen e duhur para se të ndërtonte shtëpinë e përkohshme të familjes në Somerset në jug të Anglisë.
Prona e tij ndodhet në ‘tokë bujqësore’ por Harvey tha se besonte se shtëpia e tij njëkatëshe rurale, nuk shkelte rregullat e vendndodhjes.
Ai kishte aplikuar për dy leje ndërtimi për një shtëpi rezidenciale ose rezidencë punëtorësh ferme.
Por të dyja ato ishin refuzuar nga bashkia e Somerset e cila ka urdhëruar prishjen e strukturës për gjashtë muaj.
Çështja duket se ka ndarë opinionin vendas pasi megjithëse shumica kundërshtojnë ndërtimin e paligjshëm të shtëpisë së Harvey, ky i fundit ka mbështetjen e njerëzve në zonën fqinje të Shepton Mallet, ku operon biznesi tij.
Një nga argumentet e zotit Harvey për shtëpinë e tij është se ai është punëdhënës vendas dhe duhet të banojë aty.
Por rezidenti vendas Dr Michael Mayhew tha: “Unë jetoj këtu që prej 1999 dhe nuk e kam takuar ndonjëherë, nuk do të ishte kështu nëse ai do të komunikonte me fshatin”.
Rezidenti tjetër Vaughan tha: “Prej vendndodhjes së saj ndërtesa ka ndryshuar konturet e tokës dhe tani më shumë ujë del nga tokat në rrugë.”
Rob Smith, një nga klientët e dyqanit të makinave të Harvey tha se kundërshtarët e tij ‘e kanë zili.’
“Ne duhet të mbajmë afër komunitetit tonë njerëzit punëtorë si Tony sidomos me këtë krizë çmimesh kur nuk mund të blesh shtëpi në zona të pasura, përndryshe ai do ta kishte bërë”.
Një zëdhënës i bashki së Somerset tha: “Ne i morën në konsideratë me kujdes arsyet e refuzimit, toka duhet të rikthehet në tokë bujqësore, siç është dizenjuar”.
Top Channel