Vlorë, vazhdon kriza e ujit/ Vijnë fashetat nga Turqia, por qyteti po shkon drejt ditës së pestë pa furnizim
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria janë ekstraduar nga Gjermania dhe Spanja përmes Interpol.
Nga Frankfurti u ekstradua 33-vjeçar Ahmed Sulltan, i lindur në Palestinë, i akuzuar si organizator i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim ilegal në shtetet e BE-së, nga deti dhe nga toka.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga Barcelona u ekstradua 31-vjeçari shqiptar Gjergj Zefi, i akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjkko i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme.
Top Channel