“Agjentët izraelitë po planifikojnë një fushatë të gjerë antetatesh për të vrarë liderët e Hamas që jetojnë në Liban, Turqi e Katar, kur të përfundojë agresioni në Gaza”, thoshte sot një zyrtar i paemëruar për rrjetin amerikan ‘Wall Street Journal’.
Operacioni që po planifikohet prej një muaji, thuhet se është shtyre prej negocjatave të fundit për pengjet.
Sot Izraeli ka rinisur bombardimet mbi zonat civile në Gaza, ku deri para armëpushimit ishin vrarë rreth 15 000 njerëz.
Artikulli shtonte se disa vrasës profesionistë kishin kërkuar nisjen në misionet e tyre pro ishin urdhëruar të prisnin, deri në negocjatat për lirimin e pengjeve.
Megjithse operacione të tilla zakonisht mbahen sekret, qeveria izraelite ka thënë hapur se do të vrasë operativët e Hamas që ndodhen jashtë Gaza.
Para daljes së lajmit në rrjetin Wall Street Journal, Netanyahu tha muajin e kaluar se “kishte udhëzuar agjencinë e inteligjencës Mossad të vepronte kundër krerëve të Hamas kudo që ata ndodheshin.”
Spiunazhi izraelit Mossad ka shumë precedentë të vrasjeve në atentate jashtë vendit si ne Iran e vende te tjera antagoniste, disa prej të ciëlve kanë shkaktuar incidente të rënda diplomatike.
Në vitin 1997, Mossad besohet se ka vrarë bashkë-themeluesin e Hamas, Khaled Mashal në Jordani.
Top Channel