Dy oficerë vriten nga shoferi ‘me aftësi të kufizuara’ teksa kryenin kontroll në autostradën e Las Vegas

01/12/2023 17:48

Dy oficerë policie në Nevada janë goditur për vdekje nga makina e një shoferi me paaftësi mbrëmë në Las Vegas teksa kryenin kontrollin e një makine në një prej autostradëve më të ngarkuara të këtij shteti.

46 vjeçari Jemarcus Williams, akuzohet për vrasjen e dy oficerëve si dhe për arratisje nga vendngjarja.

Policia tha se ai u kap disa orë më vonë në një pallat apartamentesh në Las Vegas.

Rreshteri Michael Abbate dhe Alberto Felix kishin ndaluar për të kontrolluar një shofer që dukej se e kishte zënë gjumi në timon në autostradën Interstate 15 pranë qendrës së Las Vegas rreth orës 3:30 të mëngjesit, kur autori që drejtonte një makinë Chevrolet HHR, i goditi të dy dhe u largua nga vendngjarja.

Policia tha se një prej oficerëve kishte vdekur në autostradë ndërsa tjetri u shpall i vdekur kur mbërriti në spital.

Makina e të dyshuarit u gjet pranë një godine apartamentesh mëngjesin e ardhshëm.

Tashmë Williams përballet me akuza drejtimi të pakujdessshëm, konsum alkooli ose drogash dhe mos-ndalim në skenën e aksidentit.

Në video të trishta të publikuara të autoriteteve shiheshin trupat e dy viktimave që transportoheshin drejt mjekësisë ligjore.

Si rreshteri Abbate dhe Felix kishin dedikuar karrierën e tyre në shërbimin ndaj shtetit të Nevada me përkushtim dhe krenari, thuhej në njoftimin e departamentit të policisë.

Ngjarja e rëndë në Nevada vjen gati tre vjet pasi një tjetër oficer u godit për vdekje teksa punonte në autostradën Interstate 15.

Në 2021, Micah May u vra teksa policia po ndiqte një grabitës të dyshuar përmes Las Vegas dhe zonës fqinje North Las Vegas.

May u godit për vdekje teksa kishte vendosur pajisjen e shpimit të gomës së makinës për të ndaluar mjetin e dyshuar.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA