
Emri i Mauro Icardit është lidhur me Realin e Madridit gjatë ditëve të fundit, por për të shuar shpresat e sulmuesit argjentinas ka menduar Carlo Ancelotti.
Trajneri italian i “Los Blancos” ka mohuar mundësinë e kalimit të 30-vjeçarit nga Rosario në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së janarit.
Përpara sfidës shtëpiake përballë Granadës së Myrto Uzunit – e shtunë, 18:30, SuperSport 2 – Ancelotti u shpreh:
“Icardi apo ndonjë sulmues tjetër në janar? Jo, nuk ka shanse fare. Klubi e ka planifikuar skuadrën në verë, kështu që mjaft me merkaton.
Gjithçka po shkon mirë, ne jemi shumë të kënaqur me Endrick dhe përparimin e tij. Kështu që e presim në Madrid gjatë muajit qershor”, u shpreh 64-vjeçari emilian.
Reali ndan vendin e parë në La Liga bashkë me surprizën Girona, me nga 35 pikë. Më pas vijnë Barcelona dhe Atletico Madrid me nga 31./ Super Sport
Top Channel