‘Infantino e dinte dhe mbrojti edhe një tjetër skuadër’/ Kush është Rui Pinto, hakeri që futi në telashe Manchester City?
Diana Bianchedi jep dorëheqjen nga posti i Shefes së Delegaconit të kombëtares italiane të Futbollit.
Ish sportistja e skermës, pas polemikave që shpërthyen pas emërimit të saj, i komunikoi FIGC vendimin e saj për t’u larguar nga kjo detyrë, përmes një letre që u publikua në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit italian.
‘Pas deklaratave të bëra nga Ministri i Sporteve, Andrea Abodi dhe polemikave që shpërthyen ne media kërë pasdite, jap dorëheqjen nga posti i Shefes së Delegacionit të Kombëtares Italiane-shkruante Bianchedi në letrën e saj- ishte një vendim i maturuar në shenjë respekti që kam ndaj CONI, bordit drejtues të tij, të FIGC dhe të institucioneve sportive, siç e tregon edhe karriera ime si sportiste dhe drejtuese. Gjithnjë kam vepruar me korrektësi dhe seriozitet në respekt të normave dhe të personave për të mirën e sportit: vlera që tani vihen në mënyrë të padrejtë në diskutim. Për më tepër, zgjedh të bëj një hap prapa për atë që përfaqëson fanella e kaltër me synimin në radhë të parë për të mbrojtur skuadrën nga polemikat e kota. Një skuadër që e gjeta kompakte, të motivuar, me shumë profesionistë, duke nisur nga trajneri e për të vazhduar me futbollistët dhe të gjithë stafin. I falenderoj për mënyrën sesi më pritën dhe për emocionet që më bënë të përjetoj edhe pse për vetëm pak ditë. Të kujtojmë se sporti është dhe duhet të jetë pikërisht kjo. Të mbështesim këta djem se e meritojnë’.
Top Channel