Një efektiv policie është përplasur nga një automjet para Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Durrës me iniciale M. A., i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Polici ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA