Elon Musk ofendon reklamuesit ‘e zemëruar’ që largohen nga rrjeti i tij X pas kontestimeve

30/11/2023 16:10

Pronari i rrjetit X tha dje në një konferencë në SHBA se të gjithë ata që ushtrojnë presion ndaj rrjetit të tij përmes pagesave të reklamave, mund të shkojnë “Në djall” pasi disa prej tyre ishin tërhequr nga ankesat për “përmbajtje ose mbështetje naziste ose antisemite”.

Mesazhi i ashpër i Elon Musk vjen pas kritikave ndaj rrjetit të tij për lejimin e “nxitjes së urrejtjes me postimet pro-palestineze apo anti-hebreje gjatë konfliktit.

Madje gazetari i New York Times, Andrew Ropss e pyeti atë nëse dhe udhëtimi i fundit i Musk në Izrael mes konfliktit brutal në Gaza, ishte “njëfarë kërkese ndjese”.

Musk tha në intervistën në New York: “Mos reklamoni fare, nëse dikush do të bëjë shantazh me kontratat e reklamave ose me para, le të shkojë të **** veten”.

Çuditërisht ai përdori disa herë të tjera shprehjen vulgare “fuck you” ndaj kompanive që ishin tërhequr nga platforma e tij, që siç raportohet kanë qenë Apple, IBM e Coca-Cola, çka mund të shkaktojë për rrjetin disa dhjetra miliona dollarë humbje.

Largimet raporhet se nisën me lejimin e disa postimeve pro-Naziste, dhe më pas kur Musk aprovonte publikisht komentin që akuzonte se ‘hebrejtë dhe feja e tyre urren të bardhët, dhe të gjitha racat e tjera’.

Komentet e Musk vijnë megjithëse ai ka pranuar se largimet e reklamuesve mund të sjellin probleme për rrjetin X, që ai bleu për rreth $44 miliardë në 2022.

Komentet ekstravagante të Musk nuk janë diçka e re dhe kritikët thonë se me to kërkon të tërheqë vëmendjen dhe audiencën e platformës së tij.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA