Formacionet zyrtare/ Spektakël në Houston, Brazili dhe Japonia luajnë për kualifikimin në 1/8-at e Kupës së Botës 29/06 17:36
Ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit ka përfunduar, ku pikët e plota i takojnë mysafirëve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, Ballkani është mposhtur 1:0 nga Viktoria Plzeni.
Kampioni i Kosovës tregoi paraqitje të mirë, ku vazhdimisht kërkoi fitoren, por që një gol nga Pavel Sulc vendosi gjithçka në këtë ndeshje.
Sulc shënoi në minutën e 81’, gol ky i cili i siguroi fitoren skuadrës së tij.
Me pikët e reja, Viktoria Plzen siguron kualifikimin si lidere e Grupit C me plot 15 pikë, ndërsa Ballkani zë vendin e fundit me vetëm katër pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 ishte në favor të Viktoria Plzen.
Top Channel