Edhe gjatë Shtatorit vendi ynë njohu fluks të madh turistësh, duke e zgjatur sezonin tipik të verës, në 4 muaj.

300 mijë turistë erdhën në Shqipëri, një rritje me 70% krahasuar me një vit më parë. Por a është gati Shqipëria të ofrojë turizëm të qëndrueshëm?

Besnik Vathi, kreu i shoqatës së Tur Operatorëve të Shqipërisë tha: Problemi më i madh që po hasim janë investimet që po bëhen në vijën bregdetare. Për mendimin tim vija bregdetare është pasuri kombëtare e cila duhet të shfrytëzohet për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, i cili t’i rezistojë viteve. Është shumë shqetësues fakti që tek ne, në bregdet, po ndërtohet për të shitur dhe nuk po ndërtohet për t’u dhënë, për t’u organizuar si hotele për të pritur turistët.”

“Greqi bashkë me ishujt, ka një vijë bregdetare 100 herë më të gjatë sesa ne, dhe ka ligje për mbrojtjen e kësaj vije bregdetare. Askush nuk mund të ndërtojë ndërtesa banimi, por janë dhënë për ndërtime strukturash hoteliere, për pritjen e turistëve. Turizëm i qëndrueshëm edhe nga vetë termi do të thotë t’i qëndrojë, t’i rezistojë viteve, të jetë turizëm përsëritës që të sjell të ardhura në mënyrë të vazhdueshme, dhe të mos dëmtohet nga modeli “Golemizim”. Në atë zonë, pasi ndërtohej kujtoheshin që nuk kishin rrugë, madje edhe rërë ku të bëhej plazh”, shtoi Vathi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA