Kompania indiane ndalon prodhimin e uniformave të policisë izraelite prej ‘katastrofës në Gaza’

29/11/2023 17:44

Prej vitesh një kompani veshjesh në Kerala në jug të Indisë, prodhonte prej vitesh veshjet e policisë izraelite. Kompania e qytetit bregdetar Kannur e përshkruante veten si e vetmja në Indi që prodhon uniformat e policisë së Izraelit.

“Por me nisjen e luftës në Gaza grupi ka vendosur të ndalojë lidhjet e biznesit me Izraelin për arsye humanitare, edhe nëse kjo do të thotë se humbasin punën,” tha Thomas Olickal, tha drejtori i Maryan Apparel Private.

“Ne ishim krenarë që prodhonim uniforma për këtë vend pasi ishin të teknologjisë së lartë dhe ishin të vetmit në rajon që e bënim”, tha Olickal për rrjetin britanik TheIndependent.

“Por biznesi nuk do të vazhdojë si normalisht derisa konflikti të mbarojë. Lajmet dhe pamjet nga Gaza janë të tmerrshme dhe ne jemi të trazuar nga lufta”, shtoi ai.

Fabrika e grupit indian Maryan Apparel Private

Raportimet janë në  rritje për bojkote të biznesit në Lindjen e Mesme teksa konflikti në Gaza përkeqësohet. Ndërsa kompanitë me lidhje me Izraelin po humbasin klientë ndaj Egjiptit e Jordanisë, e disi më pak ndaj Marokut e Kuvajtit, shkruan agjencia Reuters.

Olickal shton se ka refuzuar porosinë prej $250,000 për më shumë se 100,000 pjesë uniformash, pas bombardimeve ajrore në Gaza, në kundërpërgjigje të sulmit të Hamas.

Biznesmeni thotë se vendim iu mor pas bombardimit të spitalit të Al Ahli në qendër të Gaza më 17 tetor, ku strehoheshin mijëra palestinezë.

Ushtria izraelite fajësonte një raketë të lëshuar nga Hamas që gaboi objektiv, por zyrtarët palestinezë thanë se forcat izraelite realizuan goditjen e rëndë vrasese.

“Është një katastrofë humanitare në Gaza. Është e tmerrshëm dhe askush nuk mund të pranojë këtë lloj dhune, vrasja e civilëve, grave e fëmijëve, është krim, sado që unë dënoj sulmin ndaj civilëve izraelitë nga Hamas”, tha Olickal.

Ai shton se qëndrimi i tij pro Palestinës është i rrallë në vendin me shumicë hindu teksa kryeministri Narendra Modi, ashtu si liderë të tjerë dënoi shpejt sulmin e Hamas dhe shprehu “solidaritet me Izraelin në këtë moment të vështirë”.

Tashmë pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga Katari me ndihmën e Egjiptit e SHBA janë liruar pengje e të burgosur nga dy palët, dhe palestinezët po kthehen të inspektojnë shtëpitë e rrafshuara nga bombardimet./TheIndependent/

FOTO GALERI
2/3
“Por biznesi nuk do të vazhdojë si normalisht derisa konflikti të mbarojë. Lajmet dhe pamjet nga Gaza janë të tmerrshme dhe ne jemi të trazuar nga lufta”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA