Kryebashkiakia e Parisit largohet nga rrjeti X, duke e quajtur ‘pusetë gjigante globale’

28/11/2023 17:14

Anne Hidalgo, kundërshtarët e të cilës kanë përdorur platformën X (Twitter) për ta kritikuar, tha se largohej nga platforma prej dezinformacionit dhe abuzimit.

Kryebashkiakja socialiste Hidalgo e quante gjithashtu platformën X, “një pusetë gjigante globale” që sipas saj “shkatërron demokracinë” duke përhapur dezinformacion dhe antisemitzm.

“Kam marrë vendimin të largohem nga Twitter,” shkruante Hidalgo në një postim të gjatë në frëngjisht dhe anglisht, duke cituar si arsye opinione që sipas saj godisnin shkencëtarët, gratë, liberalët me anë të dezinformimit dhe teorive të paprovuara nga media kryesore.

“Twitter, që fillimisht përhapte sa më gjerë informacionin, vitet e fundit është bërë një mjet i shkatërrimit të demokracive, duke përshkallëzuar tensione e konflikte”, shkruante zyrtarja.

Zhvillimi vjen pas kritikave të ashpra të qytetarëve ndaj Hidalgo për fushatën e saj të “kthimit të Parisit në një qytet biçikletash”, dhe ankesave për punimet pambarim në zonat qendrore që ngadalësojnë trafikun e automjeteve dhe prishin pamjen me kantieret e shumta të ndërtimit.

Kohët e fundit Hidalgo është kritikuar dhe për një vizitë ‘zyrtare’ në ishullin francez Tahiti në oqeanin Paqësor, e supozuar për të vizituar një ambjent olimpik ne ndertin, kur ne fakt vizitoi dhe të bijën që banon atje.

Shumë përdorues të rrjetit X dhe opozitarë përdornin  sinjalin #TahitiGate për të përhapur skandalin e udhëtimit me paratë e taksapaguesve.

FOTO GALERI
2/3
Zhvillimi vjen pas kritikave të ashpra të qytetarëve ndaj Hidalgo për fushatën e saj të “kthimit të Parisit në një qytet biçikletash”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA