Rezidentët e Berlinit u zgjuan sot për të gjetur kryeqytetin të mbuluar nga cipa e parë e dëborës, e cila pritet të vijojë të bjerë shumicën e kësaj jave.
Prej disa ditësh janë raportuar reshje dëborë në kontinentin evropian nga temperaturat e të ftohtit të parakohshëm ndërsa në disa rajone ka pasur trazira me transportin rrugor e hekurudhor.
Shteti perëndimor gjerman i Hesse është përfshirë më shumë nga akulli dhe bora, si dhe disa ndërprerje të energjisë elektrike prej rënies së pemëve, shkruan agjencia dpa.
Ndërsa në Wiesbaden, dëbora shkaktoi mbylljen e disa rrugëve dhe shkollave të zonës.
Në Berlin janë raportuar disa aksidentet automobilistike prej motit me dëborë, si dhe në shtetin fqinjë të Brandenburg.
Dje në rajonin Saxony-Anhalt, një autobus shkolle me 16 rëshkiti në anë të rrugës fatmirësisht pa të lënduar rëndë.
Në shtetin jugperëndimor të Baden-Württemberg, një burrë 71-vjeçar raportohet se u vra dje në një aksident në rrugën e rrëshkitshme nga ngricat, kurse një drejtuese 54-vjecare raportohet se kishte humbur jetën nga rrëshkitja në rrugë Rhineland-Palatinate, sipas agjencisë vendase dpa.
Top Channel