Prej disa javësh, drejtuesit e Juventusit po punojnë për të forcuar skuadrën. Drejtuesit bardhezi po përpiqen që në merkaton e dimrit të përforcojnë ndjeshëm kontingjentin e Massimiliano Allegrit, me Juventusin që dëshiron titullin kampion në Serie A.
Tekniku italian është i vetëdijshëm për këtë fakt. Për të patur shanse reale për Scudetton duhen riparime në mesfushë, një repart që rivalët kryesorë të Interit e kanë armën më të fortë.
Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Giuntoli, së fundmi ka shkuar në Angli për të folur me lojtarët që janë në shënjestrën e bardhezinjve. Objektivi i parë është ganezi Thomas Partey , pjesë e Arsenalit në Premier League.
Minutazhi i 30-vjecarit ka qenë shumë i limituar në krahasim me edicionet e kaluara dhe në këtë aspekt ka ndikuar dhe ardhja e Declan Rice tek ekipi i Mikel Artetës.
Një tjetër emër në listë është edhe Kalvin Phillips, i cili nuk ka luajtur aspak me Manchester Cityn. Mesfushorin anglez nuk dëshiron ta humbë pjesëmarrjen në Gjermani 2024 me kombëtaren e Anglisë, kështu që duhet të lëvizë në një skuadër ku i ka minutat e garantuara.
Emri i fundit që përmbyll listën është Pierre-Emile Hojbjerg i Tottenham Hotspurs. Danezi nuk preferohet nga trajneri i ri Ange Postecoglou, me australianin që ka aktivizuar shpesh në këtë sezon Pape Matar Sarr dhe Yves Bissouma./ Super Sport
Top Channel