Siçilia ndalon mbledhjen e iriqëve të detit prej rrezikut të zhdukjes së ‘delikatesës së kuzhinës’

27/11/2023 16:36

Një pauzë tre-vjeçare është caktuar për të parandaluar zhdukjen e gjëmbaçëve të detit që konsiderohen si një delikatesë gatimi në rajon.

Një nga gatimet më të përdorura të restoranteve në Siçili është “spaghetti ai ricci di mare”, ose spageti me gjëmbacë deti, e përgatitur me një bazë të thjeshtë vaji ulliri e hudhër. Kjo duket se ka bërë që mijëra iriqë deti të shkatërrohen çdo vit në ishull, si nga vendasit dhe turistët.

Kjo ka bërë që delikatesa të nisë të zhduket nga ujërat vendase dhe javën e kaluar ekspertët  të jepnin paralajmërimin se gjëmbaçi sicilian, i cili ushqehet kryesisht me alga, duhet mbrojtur me politika specifike.

Pas paralajmërimit zyrtarët lokalë vendosën masën e ndalimit të peshkimit të iriqëve në të gjithë Siçilinë, por idea ka hasur në kundërshtime të shumta nga peshkatarët dhe drejtuesit e restoranteve.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së species së iriqit të detit, por nga ana tjetër ndalimi peshkimit të tij për tre vjet është një goditje e rëndë për të gjithë industrinë e restoranteve”, tha Gaetano Serio, shefi kuzhinës së Osteria Lo Bianco në qytetin e Palermo. “Ne shërbejmë rreth 40 pjata në ditë spageti me iriqë deti”.

Kufizimet e kësaj gjuetie kishin nisur dhe më parë në Siçili teksa studiues në Universitetin e Palermo thonë se vetëm 12 peshkatarë kanë liçencë për iriqë deti.

Por tashmë masa e rëndë e ndalimit të plotë të kapjes së tyre, ka krijuar polemika.

Iriqët ujorë ngjyrë kafe janë të ndjeshëm ndaj kushteve mjedisore dhe preken gjithashtu nga ndotja apo ndryshimet e temperaturës.

Por statusi i tyre si një delikatesë në Siçili duket se po shkakton shfarosjen.

“Iriqët e detit gjuhen shumë prej vlerave ushqyese dhe atyre ekonomike”, tha Marco Toccaceli, i këshillit vendor bujqësor ekonomik, duke u shprehur në mbështetje të masës së ndalimit.

FOTO GALERI
2/3
Kjo ka bërë që delikatesa të nisë të zhduket nga ujërat vendase dhe javën e kaluar ekspertët të jepnin paralajmërimin

Top Channel