Kreu i NATO-s i thotë Turqisë se ‘ka ardhur koha’ të lejojë Suedinë të hyjë në aleancë

27/11/2023 19:25

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Turqia duhet të aprovojë aplikimin e pezulluar të Suedisë për të hyrë në aleancë “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Suedia ka kryer të gjitha ato që kishte premtuar prandaj tani është koha që Turqia të finalizojë procesin e pranimit të saj”, tha Stoltenberg.

Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetme të NATO-s që nuk kanë ratifikuar ende pranimin e Suedisë në aleancë, pas më shumë se 18 muaj që vendi ka aplikuar.

Parlamenti turk ka nisur këtë muaj të diskutojë çështjen e kërkesës së Suedisë pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan miratoi nisjen e procesit pas një marrëveshje në një samit të aleancës në korrik.

29 vendet e tjera aleate të NATOs kishin shpresuar të pranonin formalisht Suedinë në aleancë në një takim të kësaj jave në Bruksel, shkruan rrjeti AFP.

Por procesi është ende në nivel komisionesh në parlamentin turk.

“Do të kisha dashur të shikoja më shumë shpejtësi në procesin e ratifikimit, kjo dihet. Dua që ata ta finalizojnë dhe kjo është pikërisht ajo u kam komunikuar disa herë”, shtoi  Stoltenberg.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA