Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Naser Kanani bënte thirrje sot për armëpushim të përhershëm në Gaza për të ndaluar “krimet e Izraelit” atje, teksa armëpushimit fillestar mes Izraelit dhe Hamas hyn sot në ditën e fundit.
Hamas ka thënë se kërkon të zgjasë pauzën për të liruar më shumë pengje dhe necojatat vijojnë.
“Republika islamike e Iranit kërkon dhe pret që krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez të ndalojnë plotësisht,” tha zëdhënësi Kanani, duke shtuar se Irani është duke ndjekur çëshjen e zgjerimit të armëpushimit me Katarin, si palë e rajonit aktive në këtë fushë.
“Qëllimi kryesor i negocjatave në vijim është stabilizimi armëpushimit aktual dhe që agresioni i regjimit sionist (Izraeli) kundër Gazës të mos përsëritet”.
Irani e ka quajtur fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza ‘genocid’ dhe ka mohuar lidhje me sulmin e Hamas brenda Izraelit.
Grupi raportohet se sulmoi brenda kufirit të Izraelit duke vrarë më shumë se 1000 njerëz sipas zyrtarëve izraelitë.
Në kundërpërgjigje Izraeli ka bombarduar zonat civile në Gaza duke vrarë rreth 15,000 njerëz.
Top Channel