Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit dhe ka dërguar çështjen për gjykim.

Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përfituar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Safet Gjici, akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor ndërsa Alma Kaçi, për korrupsion aktiv.

Prej 24 qershorit kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma Kaçi u la në masën e sigurisë arrest shtëpie. Gjatë kësaj periudhe hetimore ajo është thirrur disa herë në SPAK ku ka sqaruar marrëdhënien me kryebashkiakun si edhe rrethanat e filmimit që nxorën në pah aferën seksuale mes të dyve. Arrestimi i Gjicit solli ripërsëritje të zgjedhjeve në Kukës ku fitues doli Albert Alilaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA