Lindja e rrallë e elefantëve binjakë emocionon konservacionistët në rezervatin natyror në Kenia (fotogaleri)

25/11/2023 18:57

Një nënë elefant e quajtur Alto, ka realizuar lindjen e rrallë binjake të këlyshëve të saj në rezervatin natyror Samburu në veri të Kenias.

Grupet e mbrojtjes së kafshëve thanë se ky është një event i rrallë për kafshën më të madhe të planetit.

Përfaqësues të grupit ‘Save the Elephants’ thanë se binjakët, të dyja femra, u lindën nga nëna Alto, duke i përshkruar ata si “gëzim i dyfishtë”.

Elefantët binjakë përbëjnë vetëm një përqind të lindjeve të species, teksa një dyshe e vetme binjakësh kishin lindur në këtë rezervat në 2022.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale shiheshin dy bebet elefantë që ushqeheshin nga nëna e tyre bashkë me anëtarë të tjerë të tufës.

Elefantët afrikanë kanë periudhën më të gjatë të shtatzanisë nga çdo gjitar me rreth 22 muaj dhe mesatarisht lindin vetëm një herë në katër vjet.

Gjithsesi elefantët binjakë janë më të dobët se të tjetër, teksa një dyshe binjakësh të lindur në parkun Samburu në vitin 2006 nuk arritën të mbijetojnë për më shumë se disa ditë.

Elefanti i savanës afrikane konsiderohet si specie e rrezikuar prej gjuetisë ilegale dhe humbjes së habitatit.

Shërbimet e botës së egër në Kenia thonë se vendi afrikano-lindor ka rreth 36,000 elefantë, në krahasim me më shumë se 100 000 që kishte në vitet 1980-të.

FOTO GALERI
3/4
Elefantët afrikanë kanë periudhën më të gjatë të shtatzanisë nga çdo gjitar me rreth 22 muaj dhe mesatarisht lindin vetëm një herë në katër vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA