Vlera e habitshme e shtëpisë familjare që refuzuan 50$ milionë nga ndërtuesit në Australi (fotot)

24/11/2023 18:31

Megjithë shumën e madhe të ofruar nga ndërtuesit për të lëshuar tokën e shtëpinë e tyre, për një familje në Australi duket se prona kishte një vlerë të paçmueshme.

Familja Zammit që zotëron një tokë pranë Sydney nuk pranon të heqë dorë nga vendi i tyre edhe janë rrethuar tashmë nga ndërtime të reja prej kompanisë.

Ata i rezistuan ofertës së ndërtuesve prej $50 milionë dollarë për të shitur tokën e tyre, madje Diane Zammit shprehej se ata ‘mund të ëndërrojnë’ nëse mendojnë se do të marrin shtëpinë e saj.

Diane fliste me nostalgji për tokën dikur bujqësore me shtëpinë me tulla të kuqe në mes, dhe disa ambjente dytësore, duke i quajtur shtëpi unike.

“Nuk është më si më parë,” thotë gruaja duke iu referuar ndërtimeve të reja rreth shtëpisë, që janë identike me njëra-tjetrën.

Prona e tyre raportohet se kishte dalë më parë në treg në 2015 kur ishte vlerësuar mes $858,000 e $945,000, sipas të dhënave zyrtare.

Ajo qëndroi në treg vetëm për disa ditë, shkruan rrjeti Mail Online, por doli përsëri në treg një vit më vonë për të njëjtin çmim.

Prej atëherë shtëpia nuk ka dalë më në treg, por ndërtuesit tashmë i kanë ofruar familjes Zammit 50 herë më shumë se vlerësimi i dikurshëm i pronës.

Kjo sepse ata besojnë se aty mund të ndërtojnë rreth 50 shtëpi të njëllojta që mund të shiten me 1 milionë dollarë secila.

Familja Zammits lanë lavdëruar për qëndrimin e tyre megjithë ofertën lajkatare të milionave.

Një nga rezidentët fqinjë tha: “Jami lumtur që refuzuan të shesin, pasi kështu rruga jonë është e mbyllur dhe më e sigurtë për fëmijët, si dhe kemi pranë lëndinë e tyre të madhe që na jep një sens hapësire.

“Fqinjët tanë nuk i kanë këto kushte pasi shtëpitë e tyre janë aq pranë me njëra-tjetrën”.

FOTO GALERI
2/5
Familja Zammits lanë lavdëruar për qëndrimin e tyre megjithë ofertën lajkatare të milionave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA