Liderja e djathtë franceze Le Pen ngre lart ‘rikthimin e nacionalizmit’ pas fitores së Wilders në Holandë (fotot)

24/11/2023 19:06

Në një takim mes liderëve të së djathtës evropiane si André Ventura i Portugalisë e Tino Chrupalla i Gjermanisë në Lisbonë, Marine le Pen vlerësonte sot “rikthimin e lëvizjeve që mbrojnë kombet”, përkundër nxitjes se globalizmit.

Ajo i referohej fitores surprizë të partisë anti-emigracion të Geert Wilders në zgjedhjet e kësaj jave në Holandë.

“Dje Geert Wilders fitoi zgjedhjet … kjo nuk është një koinçidencë. Realiteti i globalizmit po tërhiqet dhe nacionalizmi po rikthehet”, tha le Pen për shtypin.

Aktivisti holandez anti-BE e anti-emigracion Wilders mori një fitore surprizë duke treguar suksesin e alternativave politike pas krizave të njëpasnjëshme që kanë parë kombet.

Qoftë në pushtet ose në opozitë, në vende si Italia, Hungaria apo Slovakia partitë e djathta po fitojnë terren, ashtu si dhe në Francë, Gjermani e Spanjë, shkruan rrjeti AFP.

“Zjedhje pas zgjedhjesh, e djathta po korr suksese. Bashkimi Evropian po rrezikon vdekjen si nga jashtë dhe nga brenda,” tha sot deputeti francez Raphael Glucksmann.

Ekspertët perëndimorë thonë se lëvizje të tilla e kanë rrënjën te nacionalizmi dhe opozicioni ndaj emigracionit, që ka nisur masivisht në Evropë që prej vitit 2015 me luftën në Siri e Libi.

Geert Wilders kishte bërë fushatën e tij me retorikë anti-islamike, ndërsa Meloni fitoi në Itali me temat anti-emigracion, edhe pse në këtë të fundit vendi nuk ka ndryshuar thuajse asgjë.

“Pasiguritë ekonomike e shoqërore kërkojnë alternativa të djathta,” tha për AFP studiuesi  Gilles Ivaldi, duke shtuar si faktor pandeminë Covid-19 që shtoi panikun.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel