El-Sisi thotë se shteti i ardhshëm i Palestinës mund të jetë ‘i demilitarizuar’ (fotot)

24/11/2023 18:04

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi bëri komentet pas takimit me kryeministrat e Spanjës e Belgjikës, teksa përpiqej të mblidhte mbështetje për një konferencë paqeje mbi çështjen.

Ai tha se shteti i ardhshëm i Palestinës mund të jetë i demilitarizuar dhe të ketë një prezencë të përkohshme ndërkombëtare sigurie.

“Ne kemi thënë se jemi gatoi që ky shtet të jetë i demilitarizuar, që të garantohet nga forca ndërkombëtare, qoftë NATO, OKB, forca arabe apo amerikane, derisa të arrijmë siguri për të dy shtetet”, tha sot El-Sisi në konferencën në Kairo me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe atë belg Alexander De Croo.

Zgjidhja politike që kërkon shtetin e Palestinës bazuar në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet, duket jashtë mundësisë së arritjes, shtoi el-Sisi.

Kombet arabe kanë refuzuar të furnizojnë me forca sigurie Rripin e Gazës në fund të fushatës aktuale ushtarake të Izraelit kndër Hamas, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera, prej vdekjeve dhe shkatërrimit masiv që është shkaktuar aty.

Ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi tha për gazetarët kësaj jave se shtetet arabe nuk duan të shkojnë në Rripin e Gazës që është kthyer në rrënojë nga bombardimet izraelite.

“Kush është ai që dëshiron të shkojë aty për të pastruar katastrofën që ka lënë Izraeli”, tha Safadi.

Spanjolli Sanchez u përpoq të mblidhte mbështetje për një konferencë ndërkomëbtare paqeje për krijimin e një shteti palestinez, duke sugjeruar se dy palët mund të ulen për negocjata në Barcelonë.

FOTO GALERI
2/3
Ministri i jashtëm i Jordanisë tha për gazetarët kësaj jave se shtetet arabe nuk duan të shkojnë në Rripin e Gazës që është kthyer në rrënojë nga bombardimet izraelite. “Kush është ai që dëshiron të shkojë aty për të pastruar katastrofën që ka lënë Izraeli”, tha Safadi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA