Përplasje mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor (fotot)

23/11/2023 19:38

Megjithë armëpushimin pritur të premten dhe ndalimin e njoftuar të gjakderdhjes, ushtria izraelite bastisi sot kampin e refugjatëve Balata në Bregun Perëndimor, ku vendasit shiheshin të sulmonin me gurë ushtarët e armatosur rëndë.

Përplasje të vendasve me ushtrinë ndodhën gjithashtu në Nablus, në Bregun Perëndimor, ndërsa dhuna ajrore vazhdon në Gaza, në bregdetin mesdhetar të territoreve të Palestinës.

Në Ramallah të Bregut Perëndimor qindra njerëz merrnin pjesë në funeralin e një të riu të vrarë nga zjarri ushtrisë izraelite.

Teksa në Gaza janë vrarë mijëra palestinezë nga bombardimet e Izraelit që thotë se kërkon të eliminojë militantët e Hamas, në Bregun Perëndimor që prej 7 tetorit janë vrarë rreth 200 palestinezë nga bastisjet e përditshme të ushtrisë.

Bregu Perëndimor mbahet i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967.

Rrjeti AFP tha në Gaza vijonin bombardimet me re të mëdha tymi që ngriheshin mbi qytet, shumica e të cilit është kthyer në rrënojë nga bombat izraelite.

OKB thotë se rreth 1.5 milionë banorë janë larguar nga Gaza prej bombardimeve të Izraelit, ndërsa rreth 14 000 janë vrarë prej tyre.

Një zëdhënës izraelit tha sot se armëpushimi i nesërm do të jetë vetëm i përkohshëm, duke sinjalizuar se gjakderdhja nuk do të mbarojë.

“Do të vazhdojmë luftën derisa të fitojmë,” tha gjenerali izraelit Herzi Halevi, gjatë vizitës në Gazën e shkrumbuar nga bombardimet.

FOTO GALERI
3/5
Bregu Perëndimor mbahet i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA