Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA: Rama më kërkoi të flisja shqip, ndryshe të mos flisja fare

23/11/2023 11:34

Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës nga SHBA, ka mbajtur një fjalim patriotik dhe emocionues në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë.

Gjonaj tregon se Rama i kërkoi të fliste shqip në këtë samit, ndryshe të mos fliste fare. Ai kërkoi ndjesë nëse bënte gabime, pasi është lindur në SHBA dhe nuk e di mjaft mirë shqipen.

Gjatë fjalimit, Gjonaj shprehet ndër të tjera se diasporën shqiptare nuk e ndan asnjë kufi dhe se shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, të Preshevës e Çamërisë, të gjithë janë një.

“Sot është një ditë e lumtur për Samitin e Diasporës së Tretë, por sot në Amerikë festohet dita e falënderimeve, është një ditë që mendojmë për të mirat që kemi, unë kam shumë të mira ia di Zotit për nder për të gjitha që kam në jetë, por sot e di për nder që jam sot këtu me ju, në këtë kohë me gjithë shqiptarët prej gjitha anët e botës, për të diskutuara për të ardhmen e shqiptarëve kudo në botë dhe në vendlindje. Jam shumë i lumtur që jam kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, që të jem një urë lidhëse me diasporën e vendlindjes, që të zgjidh problemet.

 Diaspora ka një problem, që nuk është diaspora e Shqipërisë, e Kosovës, e Maqedonisë etj, ne jemi një diasporë dhe nuk i njohim kufijtë. Ne jemi të gjithë shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare. Sot më shumë se ndonjëherë, kemi nevojë për bashkim sepse kemi shumë gjëra që na bashkojmë sesa na ndajnë, edhe nëse jemi të njohur shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, të Preshevës e Çamërisë, ne jemi një. Është e vërtetë që ne kemi dy fe por që besojmë një Zot, kemi dy dialekte, por flasim një gjuhë, kemi dy shtete, por jemi një komb dhe shqiponja jonë ka dy krerë por është një trup”, shprehet Mark Gjonaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA